Fitore edhe në ndeshjen e dytë, Egnatia dhuron “show” përpara tifozëve në Rrogozhinë dhe kualifikohet në turin e tretë të Conference League

31/07/2025 22:57

Egnatia ka fituar dhe në ndeshjen e dytë përballë Dinamo Minsk të luajtur në Rrogozhinë 1-0, me rezultatin e përgjithshëm që shënoi 3-0 për kampionët e Shqipërisë.

Në sfidën e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova, bëri çdo gjë mirë përballë kampionëve të Bjellorusisë, duke mbajtur të paprekur portën gjatë gjithë takimit.

Por rrogozhinasit nuk i lanë asgjë në dorë fatit, pasi në minutën e 77’ ishte Kastriot Selmani që vulosi kualifikimin historik për Egnatian, që vazhdon kështu ëndrrën e saj europiane.

Në turin e tretë, kampionët e Shqipërisë do të gjejën përballë Olimpija Ljubljana, e cila hasi probleme kundër skuadrës nga Andorra, Inter Escaldes.

Sfida e parë do të luhet në Slloveni më 7 gusht dhe e kthimit një javë më pas në Rrogozhinë.

REZULTATI:

EGNATIA 1-0 DINAMO MINSK

Selmani 77’

Top Channel