13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco
Për shkak të një problemi teknik në një qendër të kontrollit të trafikut ajror, numri i fluturimeve në zonën e Londrës po kufizohet.
“Si pasojë e një problemi teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick, ne po kufizojmë numrin e avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës për të siguruar sigurinë, e cila është gjithmonë përparësia jonë e parë. Kërkojmë ndjesë për çdo vonesë që mund të shkaktojë kjo.
Inxhinierët tanë po punojnë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe po bashkëpunojmë ngushtë me linjat ajrore për të ndihmuar në minimizimin e ndërprerjeve. Në këtë fazë nuk mund të themi se sa kohë do të duhet që operacionet të kthehen në normalitet. Ju lutemi të kontrolloni me linjën tuaj ajrore statusin e fluturimit tuaj”, thuhet në deklaratën e plotë të shërbimit Kombëtar të Trafikut Ajror.
“Një problem teknik që ndikon në NATS po prek të gjitha fluturimet dalëse në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, thotë Gatwick, duke shtuar: Aktualisht nuk ka nisje nga Aeroporti Gatwick i Londrës ndërsa situata po zgjidhet. Po punojmë me NATS për të rifilluar fluturimet sa më shpejt të jetë e mundur. Fluturimet hyrëse ende po ulen në aeroport. Pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre me linjën ajrore të tyre.
Top Channel