
Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë të fajdes, mashtrimit dhe zhvatjes përmes kërcënimeve, ku humbi makinën e saj me vlerë rreth 4 milionë lekë, pasi bashkëshorti i saj mori një borxh prej vetëm 1 milion lekësh.
Sipas rrëfimit të saj, i publikuar edhe në një emision investigativ, burri i saj kishte marrë hua tek një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për fajde. Marrëveshja fillestare ishte që të paguhej një shumë mujore prej 200 eurosh , por këto pagesa nuk ulnin borxhin, pasi interesi rritej në mënyrë arbitrare dhe kushtet ndryshoheshin vazhdimisht nga fajdexhiu.
“Filloi ta kërcënonte dhe t’i kërkonte më shumë para. I dërgonte mesazhe ku e shantazhonte për dhunë fizike. Frika më bëri që të nënshkruaja një prokurë për përdorimin e makinës, por më pas zbulova se e kishte kaluar lejen e qarkullimit në emrin e tij. Pra, ia kishte shitur vetes makinën time,” – tregon ajo.
E detyruar nga frika për jetën, gruaja thotë se ka lënë Shqipërinë dhe nuk jeton më në vend për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. “Makina ime vlente katërfishin e shumës që ai i kishte dhënë burrit tim. Ai s’mund të marrë pasurinë time për një borxh të paligjshëm që nuk ishte as në emrin tim,” – shprehet ajo.
Në përpjekje për të rikuperuar makinën, ajo ka kontaktuar me noteren që ka hartuar aktin e prokurës dhe shitjes. Por përgjigjja e noteres ishte se gruaja ka nënshkruar vullnetarisht dokumentin që i lejonte personit të tretë ta shiste makinën, madje edhe “vetes”.
“Unë nuk di çfarë detyrimesh keni patur ju me të. Në letër ju ia keni dhënë,” thotë noterja. Në një tjetër bisedë telefonike, personi që ka marrë makinën pranon se nuk e ka takuar kurrë gruan personalisht. “Unë nuk të njoh ty. S’kemi fol kurrë bashkë. Fol me Lencin” i thotë ai. Megjithatë, ai nuk pranon të tregojë shumën që pretendohet si borxh, por thotë qartë: “Më sillni lekët që t’jua jap makinën.”
Kjo është një tjetër provë që makina është marrë në mënyrë të qartë si garanci për një borxh me fajde, i cili sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është vepër penale.
Sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 (Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë), i ndryshuar së fundmi më 3 prill 2024, neni 143/a parashikon se: “Organizimi dhe vënia në funksion e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllim fitimin material dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.”
Për më tepër, dhënia e parave me fajde (interes të lartë, jashtë sistemit bankar, dhe me qëllim përfitimi përmes shfrytëzimit të nevojës së huamarrësit) përbën shkelje të rëndë penale. Zonja i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe medias që të mos mbyllin sytë ndaj këtij fenomeni “Nuk mundet që për 1 milion lekë borxh të më merren 4 milionë lekë pasuri. Nuk mund të lejojmë që fajdexhinjtë të bëjnë ligjin, të kërcënojnë njerëzit dhe të
Top Channel