Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, paraqitet në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike

28/07/2025 10:50

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë të hënë.

Ai zbatoi masën e vendosur ‘detyrim paraqitje’ pranë policisë gjyqësore. Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e pezulloi nga detyra.

Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.

Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.

Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është favorizuar bashkimi i operatorëve që nga hetimet del se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Top Channel