Zjarret në Borsh, Piqeras dhe Lukovë/ Niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair për shuarjen e flakëve në jug të vendit

27/07/2025 11:06

Bashkimi Europian i ka ardhur në ndihmë vendit tonë duke dërguar një avion Candair nga Italia për shuarjen e flakëve në jug

Avioni zjarrfikës Canadair do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.

Top Channel