Zjarret në Borsh, ministri Vengu: Dy helikopterë të FA në aksion për shuarjen e flakëve, kërcënohen banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

27/07/2025 08:42

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, reagon për situatën emergjente në Borsh, Piqeras dhe Sasaj.

‘Që prej orëve të para të mëngjesit, në koordinim të plotë me Forcat e Armatosura, Forcën Ajrore dhe strukturat e emergjencës civile, kemi intensifikuar operacionin nga ajri dhe toka për neutralizimin e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë zonën e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt’, shkruan Vengu.

Statusi i Plote

🚁 Dy helikopterë të Forcës Ajrore janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për shuarjen nga ajri të flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Ndërkohë, zjarrfikësit e Himarës dhe efektivët e Forcave të Armatosura kanë siguruar perimetrat përreth banesave, duke mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

👮‍♂️🚑 Falë ndërhyrjes së koordinuar të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të emergjencave civile, janë evakuuar me sukses 40 qytetarë nga zonat më të rrezikuara, përfshirë banorë dhe pushues.

🧑‍🚒 Operacioni do të vijojë pa ndërprerje deri në eliminimin e plotë të çdo vatre zjarri dhe rikthimin e normalitetit në zonë. Dua të falënderoj të gjithë strukturat për angazhimin maksimal dhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar në këtë situatë të vështirë.”

🔁 Situata mbetet dinamike dhe strukturat janë në gatishmëri të plotë. Çdo zhvillim do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.

Top Channel