Ceremonia përkujtimore para funeralit të Khameneit/ Masa të rrepta sigurie dhe mobilizim masiv i qytetarëve, ‘paralizohen’ qytetet kryesore iraniane 03/07 08:03
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij.
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz.
“Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij.
Top Channel