Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor Ndonëse jemi vend me shumë diell shqiptarët kanë defiçencë të vitaminës D.
Tanimë kur jemi në pikun e sezonit dhe i drejtohemi plazheve mjekët këshillojnë ekspozim në diell pasi ndihmon ne përthithjen e vitaminës D në organizëm. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji thotë se nuk rreze të këqija ekspozohuni sa më shumë por jo ata që kanë sëmundje kronike.
“Sa më i fortë dielli aq më i mirë është për sintetizimin e vitaminës D në organizëm për lëkurën”, thotë Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog në Poliklinikën Qëndrore.
Mjekët endokrinologë bien ndesh me këshillat e mjekëve dermatologë pasi janë kundër përdorimit te kremrave mbrojtës.
“Ne jemi kundër kremrave pasi dëmtojnë atë kaskadën e sintetizimit të vitaminë D. Nxirja natyrale është mbrojtja më mirë. Po ta vini re një nxirje në mënyre natyrale ikën më vonë se sa ajo që krijohet nga kremi mbrojtës”, u shpreh Gjergji.
Për të pasur sa më shumë benefite shëndetësore mjeku endokrinolog këshillon rrezet e pasdites deri në perëndim.
Orët e pasdites janë fantastike, pasi rrezet e marrim në këto orë jo vetëm na nxijnë por na mbrojnë nga shumë sëmundje kronike. Vitamina D është antioksidanti më i mirë, na mbron ndaj kancerëve rrit imunitetin e sa e sa sëmundjeve të tjera.
Top Channel