Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Disa foto të publikuara të presidentit amerikan, Donald Trump nxitën aludime se ai mund të jetë i sëmurë.
Ai kishte plagë ose shenja në dorën e tij të djathtë të mbuluara me fondatinë.
Në njërën nga fotot këmbët e Trump duken shumë të fryra, ndërsa mori pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania ishin të pranishëm në ndeshjen finale në stadiumin Metlife në New Jersey, ku Trump u përshëndet me brohoritje dhe fishkëllima sapo u shfaq në ekranin e stadiumit.
Në këtë event, Trump u fotografua nga një kënd i kundërt ndërsa ishte ulur pranë Melanias, duke ofruar një pamje ballore të këpucëve dhe kyçeve të këmbëve të tij.
Përdoruesit e mediave sociale vunë re shpejt se kyçet e këmbëve të tij ishin të fryra.
Top Channel