
Chelsea i dha leksion futblli Psg-së në finalen e Botërorit të klubeve duke e mundur 3-0, ndërsa në fund shpërtheu një sherr masiv me protagonist Donarumman dhe Joao Pedro në fillim, pastaj u përfshi edhe trajneri i francezëve, Luis Enrique!
Portieri i PSG dyshohet se është provokuar në fund të ndeshjes nga sulmuesi i Chelsea dhe menjëherë sapo ka përfunduar takimi gardiani italian ka shkuar të “sqarohet” me sulmuesin e bluve, por gjërat kanë precipituar!
Donarumman shihet në video që godet dhe shtrin përtokë Joao Pedron, ndërsa më pas merr pjesë në sherr edhe trajneri Luis Enrique që gjithashtu e godet lojtarin e Chelsea.
Pas kësaj u përfshinë lojtarë të tjerë dhe stafet, duke e bërë situatën më kaotike në fushë!
Top Channel