
Anita Muçaj Haradinaj, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin tregoi njohjen me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Anita u shpreh se karakteri i veçantë, shpirti aventurier dhe pjekuria e Ramush Haradinajt e bënë për vete.
“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës. Kr nisa punë në Koha Vizion, u takuam sërish. Aty u njohëm, u takuam, ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe”.
Ajo zbuloi dhe një anë tjetër të ish-kryeministrit të Kosovës, që shumë pak e njohim…
“Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”
Top Channel