“Kuptimi i jetës për mua”/ Besa Kokëdhima, më e dashuruar se kurrë! Zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

12/07/2025 22:03

Këngëtarja Besa Kokëdhima, në një intervistë për “Goca & Gra”, pohoi se është më e dashuruar se kurrë.

Në një bisedë të sinqertë me moderatoret, ajo u shpreh se partneri është ai që e qetëson kur është e ngarkuar dhe e stresuar.

Kuptimi i jetës është dashuria për mua”, tha Besa, që zbuloi se së shpejti kemi dasmë.

Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, u shpreh ajo.

Top Channel