Video/ Të armatosur me kallashnikovë në ‘krye të detyrës’, bien në pranga dy shqiptarët në Spanjë, ishin duke ruajtur kanabisin
Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, këtë të enjte janë shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës, pas zbulimit të një morie ndërtimesh pa leje në Theth.
Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla.
Ky i fundit ka pasur më herët edhe një përplasje me një prej banorëve të Thethit gjatë protestës që kundërshtonin shembjen e ndërtimeve, ku i thotë se ai i pari bashkë me policët e tjerë kanë marrë lekë dhe kanë lejuar që këto ndërtime të ngrihen.
Nikolla nuk reagon por i përgjigjet duke i thënë që t’i drejtohet Prokurorisë për këto akuza. Më pas një prej efektivëve të policisë është afruar për ta shoqëruar protestuesin, por nuk ia ka dalë pasi banorët e tjerë janë bërë ‘gardh’ dhe e kanë penguar.
Top Channel