Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë CNN thotë se zotëron një regjistrim audio në të cilën Donald Trump dëgjohet të pohojë gjatë një takimi privat me donatorë në 2024-tën se dikur kishte tentuar ta pengonte presidentin rus Vladimir Putin nga vendimi për të sulmuar Ukrainë, duke kërcënuar se SHBA-ja do të “bombardonte Moskën.
“Me Putinin, unë thashë: ‘Nëse hyni në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën deri në palcë. Po ju them se nuk kam zgjidhje tjetër’”, dëgjohet të thotë republikani gjatë eventit për mbledhje fondesh.
“Putini u përgjigj se nuk më besonte, por më besoi 10%”, vazhdon komenti i Trumpit.
Më tej, ai pretendon se i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm edhe kreut të shtetit kinez në lidhje me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë se në këmbim, Shtetet e Bashkuara do të bombardonin Pekinin.
“Ai mendonte se isha i çmendur”, tha Trump duke iu referuar Xi Jinping, përpara se të shtonte se në fakt, “nuk kemi pasur kurrë probleme”. Ky regjistrim nuk është transmetuar ndonjëherë më parë. Ndihmësit e fushatës së Trumpit nuk pranuan të komentonin mbi përmbajtjen e kasetave.
Ndërkohë një ditë më parë, Trump shprehu përsëri zhgënjim me rezistencën e Putinit ndaj një marrëveshjeje paqeje, e tha se është shumë i pakënaqur me të.
Top Channel