“Hapësira te 21 dhjetori nuk është më tokë e xanun”/ Rama nxjerr foton: 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor

09/07/2025 22:20

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga 21 dhjetori, pak ditë pasi paralajmëroi se në këtë zonë duhen liruar hapësirat publike.

Rama thotë se kjo hapësirë nuk është më ‘tokë e xanum’, ndërsa thotë se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të ‘inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim’.

“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”-shkruan Rama.

Top Channel