
Investimet, mbështetja e ulët e bujqësisë dhe nevoja për zhvillimin e sektorit ishin në fokus të konferencës së mbajtur nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave së bashku me bankat që operojnë në vendin tonë.
Gjatë fjalës së mbajtur guvernatori Sejko e cilësoi të rëndësishme ndihmën e sektorit më jetik në vend që siguron 20% të PBB dhe punëson rreth 1/3 e popullsisë.
Duke e konsideruar një nevojë urgjente kreditimin e sektorit të bujqësisë, ministri i financave gjatë konferencës e konsideroi të rëndësishme zbatimin me sukses të Garancisë Sovrane dhe programin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë për bujqësinë ra në 6.3 miliardë lekë nga 6.8 miliardë lekë.
Top Channel