Mesazhi i Baba Mondit, Kryegjyshi i bektashinjve bëri thirrje për paqe dhe mirësi para festës së ashures

07/07/2025 15:22

Besimtarët Bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi bëri thirrje për më shumë mirësi mes njerëzve.

Ai tha se vatrat e konfliktit duhet të marrin fund dhe aty ku ka luftë duhet të mbizotërojë paqja.

Përpjekje për liri janë detyrë e jona për të drejtuar botën drejt paqes. Ne lutemi për paqe, mirësi.“, u shpreh ndër të tjera Baba Mondi.

Festa e Ashures bëhet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri dhe demokraci.

Top Channel