Çmimi i rrushit nën kosto! Garanci për verë cilësore, por duhen fonde për të ngritur kantinat

07/07/2025 12:26

Rrushi i Talës së Lezhës, konkurron verën e Francës

25 vite më parë Spahi Jahja, hoqi nga toka bimët medicinale pasi e mbolli atë më rrush, kjo sepse analizat e tokës treguan së nga kjo tokë mund të prodhohet verë e mirë dhe  shijen e mirë të verës e sigurojnë rrymat e ajrit që vinë nga Lumi i Matit dhe Det Adriatik. Si fillim ai mbolli vetëm 4 ha me rrush, ndërsa sot 14 Ha, të cilën rriten 7 lloje varietete rrushi.

“Nga të kuqet është varieteti merlont, syrahu, karbonet volusi që futet tek varietet rezistente. Ndërsa nga të bardhët kemi chadeny, resligun, trebioano toskanën dhe sorelin. Vjet kam prodhuar 1000 kuintal rrush, ku 30% prej kësaj sasie prodhova verë, pjesën tjetër të rrushit ia shita kantinave”, shprehet Spahi Jahja, fermer.

Në mungesë të një kantine modern Spahi prodhon pak verë, ndërsa pjesën tjetër të rrushit ai e shet për kantinat konkurruese, prodhim të cilin ia blejnë tepër lirë. 60 lek për kg është një çmim nuk mbulon kostot, ai thotë se vlera ideale për fermerin e rrushin do të ishte 80 lek për kg.

Para se ju të vinit këtu unë isha duke kërkuar rrushin se ku do ta shes, sepse pas 10 ditësh ky rrush bëhet për të vjellë këtij rrushi i janë bërë vetëm tre spërkatja e nëse i bën analizat del e zero mbetje. Që do të thotë lum ai që e ha e mjerë unë që e sheh se kurrë s’ja marr fitimin”, shton ai.

Dëshira e spahiut është që një ditë të ndalet së shitur rrush, por të ndërtojë një kantinë të re nga e cila të gjithë prodhimin ta përdorë për të prodhuar verë. Dhe kjo ëndërr mund t’i bëhet realitet vetëm nëse BE I jep dritën jeshile për hapjen e fondeve të IPARD III.

Dëshira ime të kem një kantinë verë që të bëj një cikël të mbyllur, shpresoj dhe besoj se do e arrij”, përfundoi fermeri.

Histori si kjo e Spahiut tregojnë se në vendin tonë është e lehtë të prodhosh, por e vështirë të tregtosh.

 

 

Top Channel