Luis Diaz tradhton mikun e ngushtë të Liverpool-it, nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota-s, ishte në një klub nate

06/07/2025 16:15

Një stuhi e vërtetë mediatike për Luis Diaz. Nedërsa ylli i Liverpool u nda nga jeta tragjikisht dhe të gjithë shokët e skuadrës dhe jo vetëm ishin për funeralin e tij e të të vëllait në Portugali, Diaz në vend të kësaj zgjodhi që të shkojë në një klub nate.

Luis Diaz nuk iu bashkua zisë së grupit të Liverpoolit. Kolumbiani ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me portugezin që nga fillimi, siç konfirmohet nga vetë Luis Diaz. Diogo Jota ishte në fakt një nga lojtarët që e ndihmoi më shumë të integrohej dhe të ambientohej në Liverpool në janar 2022, kur e morën për 45 milionë plus bonuse nga Porto.

Duke pasur parasysh të kaluarën e tyre të përbashkët me Dragoes, Diogo Jota e ndihmoi menjëherë kolumbianin, i cili më pas shpërtheu përfundimisht në Anfield ku u vendos si një nga sulmuesit më të mirë të krahut në botë.

Imazhet që portretizonin Luis Diaz në një diskotekë në një kohë kaq të dhimbshme për të gjithë botën e Liverpoolit kanë shkaktuar shumë diskutime në Kolumbi dhe Angli, duke gjetur një ndikim të jashtëzakonshëm mediatik, veçanërisht në vendin e Luis Diaz.

Pati gjithashtu shumë zhgënjim në Liverpool, ku kolumbiani adhurohet nga tifozët e Reds, të befasuar dhe të trishtuar kur panë imazhe të ish-lojtarit të Portos në një klub nate në një kohë kaq të trishtueshme për familjen e Liverpoolit.

Top Channel