“Jam e dashuruar, dua të bëhem nënë”! Klaudia Pepa në “S’e Luan Topi”, flet për herë të parë për lidhjen e saj

06/07/2025 10:19

Balerina e njohur Klaudia Pepa, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, pranoi për herë të parë se është e dashuruar dhe foli për partnerin që ka në krah.

Artistja tha se i dashuri i saj nuk është një personazh publik, ndërsa shtoi se nëse marrëdhënia vijon shumë mirë, së shpejti mund ta prezantojë për publikun nga studio e “S’e Luan Topi”. Ajo foli edhe për dëshirën për t’u bërë nënë e për të sjellë në jetë një fëmijë…

Klaudia Pepa: Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them

Erjona Rusi: A je ti e lumtur?

Klaudia Pepa: Do që të vijë këtu?

Erjona Rusi: Do të vdisnim po të vinte këtu, me shumë kënaqësi

Klaudia Pepa: Shumë shpejt

Erjona Rusi: Më jep fjalën që do të vini të dy bashkë

Klaudia Pepa: Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të vijmë këtu bashkë

Erjona Rusi: Siç thoshte babi Gimi, ke filluar të mendosh të bësh fëmijë? Apo është shumë herët?

Klaudia Pepa: Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti I duhur

Erjona Rusi: E dëshiron?

Klaudia Pepa: Akoma jo të them të vërtetën! Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur

Top Channel