
Kamarier, banakier e kuzhinier, punëtor ndërtimi, rrobaqepës e saldator, por edhe profesione të specializuara si inxhiner dhe ekonomist. Janë këto nevojat që ka aktualisht tregu shqiptar në vendin tonë.
Në një periudhë kur tregu i punësimit vuan për fuqi punëtore dhe papunësia për moshën 15+ është në nivelin e 8.7%, qeveria ka nënshkruar marrëveshje me sektorin privat për plotësimin e boshllëqeve.
Me pozicione pune që variojnë sipas nivelit arsimor, Agjencia Kombëtare e punësimit dhe Aftësive ka shpallur mbi 6 mijë vende pune vakante, të lidhura kryesisht me sezonalitetin.
Janë të rinjtë sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit që po kërkojnë më së shumti punë, duke ju drejtuar zyrave të punës jo më fizikisht por nëpërmjet portalit online.
Rreth 700 mijë qytetarë janë identifikuar të punësuar nga listëpagesat sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit në 2024, ndërsa kjo shifër pritet të jetë edhe më lartë për 2025.
Top Channel