
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dhjetëra dronë ukrainas në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë dy pranë Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë, thanë zyrtarët rus.
Aleksandër Drozdenko, guvernatori i rajonit të Leningradit, njoftoi në një postim në platformën Telegram se dy dronë u rrëzuan në vende të ndryshme në jug të Shën Petersburgut, pa raportuar për të lënduar ose dëme materiale. Aeroporti Ndërkombëtar i Pulkovos ka pezulluar punën përkohësisht.
Guvernatori i rajonit Smolensk raportoi se tre dronë ishin rrëzuar në rajon, pa raportuar gjithashtu ndonjë viktimë ose dëme materiale. Guvernatori i rajonit Voronezh, pranë kufirit ukrainas raportoi se disa dronë ishin shkatërruar.
Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjithsej 42 dronë u rrëzuan në një hark kohor prej tre orësh, 37 prej të cilëve në tre rajone që kufizohen me Ukrainën, Belgorod, Bryansk dhe Kursk.
Forcat e armatosura ukrainase kanë shtuar sulmet me dronë kundër Rusisë, madje edhe larg kufirit. Në një operacion të rëndësishëm muajin e kaluar, të koduar “Rrjeta e Merimangës”, ata goditën bombarduesit rusë në disa baza ajrore.
Top Channel