Dështon “qyteti i së ardhmes”! Këngëtari Akon nisi projektin futurist me 800 hektarë dhe 6 mld dollarë, por s’ia doli

04/07/2025 21:50

Planet ambicioze të këngëtarit amerikan me origjinë nga Senegali, Akon, për ndërtimin e një qyteti futurist në vendlindjen e tij kanë dështuar përfundimisht.

Lajmin e konfirmoi për BBC-në, Serigne Mamadou Mboup, drejtues i trupit shtetëror për zhvillimin e turizmit në Senegal.

“Projekti i qytetit Akon nuk ekziston më. Fatmirësisht kemi arritur marrëveshje të re me Akonin për një projekt më realist, i cili do të mbështetet plotësisht nga shteti”, ka thënë ai.

Në vitin 2018, Akoni kishte prezantuar një ide madhore për ndërtimin e një qyteti që do të kushtonte rreth 6 miliardë dollarë dhe do të përdorte një kriptomonedhë të quajtur “Akoin” si formë të vetme pagese.

Qyteti ishte menduar të ndërtohej në një sipërfaqe prej 800 hektarësh në Mbodiene dhe të funksiononte vetëm me energji të ripërtëritshme. Skicat përfshinin kulla moderne, spitale, shkolla, qendra tregtare dhe infrastrukturë të gjelbër.

Top Channel