“Kam abuzuar”/ At Nikolla Xhufka: Do të bëja një jetë të shthurur nëse nuk do të isha prift…

03/07/2025 11:12

“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë.

I ftuar në këtë episod të tretë të “Flet” me Ilnisa Agolli, ka qenë At Nikolla Xhufka, për një bisedë pa doreza dhe shumë të sinqertë…

E ke menduar ndonjëherë se çfarë jete tjetër do të kishe bërë nëse nuk do të ishe prift?

Një jetë të shthurur! Në Tiranë, do të isha bërë aktor i Teatrit Kombëtar. Do isha marrë me politikë. Do të kisha bërë shumë gjëra… Unë edhe sot ka netë, që rri netëve të vona. Po të mos isha këtu ku jam…

Çfarë do të thotë jetë e shthurur?

Një jetë e shthurur nëpër disko, nëpër clube. Imagjino tani unë nëpër clube dhe nëpër disko, sa e bukur! Duke puthur vajza, duke dalë me motor, me shpejtësi, me makina, që unë e kam shumë qejf shpejtësinë. Në shtëpi do të shkoja në mëngjes, në orën 5-6. Do flija gjithë ditën deri në orën 3, pastaj do ngrihesha dhe do më dhimbte koka. Do ngrihesha e do shtrihesha prapë.

Kur e ke ndierë veten se ke abuzuar me diçka dhe çfarë ka qenë?

Ne jemi njerëz, përherë abuzojmë. Të të them sot që nuk kam abuzuar kurrë, do të të gënjeja. Por varet, me çfarë? Nuk jam një njeri që më pëlqen imagjinata, sepse kam një veti… Po e imagjinova, do të dua ta provoj!

Top Channel