Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

01/07/2025 19:48

Duke nisur nga 1 korriku fillon zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.

Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit.

Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë do të jepet një shumë sa 85% e vlerës së banesës. Ndërsa për ata qytetarë të cilët duan të marrin kredi në valutë do të jepet sa 75% e vlerës totale.

Përveç tavaneve të kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime edhe për sa i përket peshës që duhet të zërë kredia në të ardhurat e qytetarit. Kështu, kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredi marrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.

Një vendim i tillë erdhi pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandoi Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme. Në 2024 në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.

 

Top Channel