
Për të rritur rezervën valutore si dhe me qëllim kryesor stabilizimin e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë ka tërhequr në 3 mujorin e parë të vitit 33 milionë euro nga tregu.
Pavarësisht kësaj ndërhyrje nuk ka patur ndryshime në kursin e këmbimit ku aktualisht 1 euro këmbehet për 98.13 lekë.
Edhe 2025 po rezulton vit i “superlekut”, i cili po triumfon mbi valutat. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë për të stabilizuar tregun nuk patën efekt ndërsa për ekspertët faktor kryesor renditet paraja informale.
“Së pari elementi kryesor fushata elektorale solli shumë euro në treg, së dyti zgjedhjet ndikuan në një ofertë të lartë të euros, nga ana tjetër ekonomia shqiptare ka reformuar mirë edhe tek investimet e huaja. Një tjetër element është turizmi teksa deri në 5 mujorin e parë të huajt ishin të shumtë. Çka tregon që kemi një rritje të mëtejshme të euros. Janë dhe remitancat për shkak të ardhjes së emigrantëve për qëllime votimi apo turizmi”, u shpreh, Romina Radonshiq, eksperte ekonomie.
Ndonëse banka tërheq euro nga tregu për të rritur më së shumti rezervën valutore e cila ka arritur në prill vlerën 6.7 miliardë euro, nga 6.2 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2024, përsëri nuk e ka ndikuar kursin e euros dhe lekut.
“Rritja e rezervës valutore bëhet për qëllime stabilizimin e kursit, t’i përdori për borxhin e jashtëm dhe së treti për tregtinë ndërkombëtare”, tha Radonshiq.
Përballë një situate të tillë u euro qëndron në nivelet më të ulëta, si duhet të veprojnë qytetarët me valutën?
“Sugjeroj të mos i konvertojnë në leke ti konvertojnë në një moment të dytë kur euro të kemi një qetësi ne këtë treg dhe për ata që kanë para të blejnë sa më shumë euro dhe do fitojnë më vonë”, përfundoi ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq.
Për të frenuar një dobësim tjetër të monedhës evropiane por më shumë për të rritur rezervën valutore në vitin 2025, Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë edhe më shumë valutë nga tregu këtë vit për të rritur rezervën. Nëse vjet plani ishte për të blerë 250-330 milionë euro për të rritur rezervën, këtë vit planifikimi është bërë për të tërhequr 270-350 milionë Euro.
Top Channel