Të rinjtë presin që t’i gjejë puna/ Shtohet numri i “dembelëve” që s’duan të angazhohen, ekonomia vuan për punëtorë

28/06/2025 12:40

Një rënie e papunësisë por dhe punësimit si dhe një përqindje e lartë e të rinjve inaktiv.

Është kjo panorama e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave shkalla zyrtare e papunësisë në tr.1 në rang kombëtar është 8.7%.

Ndonëse me një rënie të lehtë, ky tregues tek të rinjtë 15-29 vjeç qëndron dyfish më i lartë duke arritur në 17.9% këtë fillimvit.

Ndërsa 1.1% e të rinjve ekonomikisht jo-aktivë, klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Për ekspertët e punësimit faktorë kryesor në këtë ecuri është mungesa e studimit të tregut si dhe politikave mbështetëse

Nga ana tjetër punësimi për grupmoshën 15 vjeç e lartë ka rënë në tremujorin e parë të vitit me 0.8% duke arritur në 58.3%.

Të ndikuar kryesisht nga sektori i bujqësisë dhe industrisë që vuan për fuqinë punëtore me përktësisht 2.7% dhe 0.8% rënie ë janar-mars. Ndërsa sektori I shërbimeve I ndikuar edhe nga turizmi ka punësuar rreth 3.3% individë këtë fillimvit.

Vetëm 54.5 % e të rinjve janë pjesë e fuqisë punëtore, dhe 72.7 % e atyre ekonomikisht jo-aktivë janë ende në shkollë ose trajnim.

Top Channel