
Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre.
Me qindra hektar toka janë të mbjellë me shalqi dhe kanë dalë në treg. Për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë.
Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet.
Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.
Për këtë situate fermerët thonë se janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin në çmim pasi kërkesa ka për shalqirin e Divjakës.
Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi ku shkojnë në vendet ballkanike dhe në ato europiane. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më I lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.
Top Channel