Një studim i ri ka hedhur dritë mbi një fenomen të zakonshëm në grupet shoqërore: në thuajse çdo rreth miqsh, ekziston një person që bëhet vazhdimisht objekt shakaje apo ngacmimi, shpesh nën petkun e humorit “miqësor”.

Sipas ekspertëve, kjo sjellje nuk është e rastësishme. Studimi sugjeron se shpesh individët me status më të lartë brenda një grupi shoqëror mund të përballen me forma të fshehta agresiviteti nga ana e pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Kjo ndodh si përpjekje për të balancuar dinamikat e pushtetit dhe për të ruajtur një lloj “dominimi social”.

Në rrjetet sociale, shumë persona janë shprehur se ndihen si “ai miku që merret gjithmonë nëpër gojë” – pavarësisht se nuk ka ndonjë arsye të dukshme.

Kjo sjellje, sipas studiuesve, klasifikohet si agresion relacional – një formë e bullizmit emocional që ndodh brenda miqësive dhe që ka për qëllim izolimin ose vënien në siklet të një personi, shpesh për të mbajtur kontrollin brenda grupit.

Ky zbulim ngre pikëpyetje mbi kufijtë mes humorit të padëmshëm dhe bullizmit të maskuar, duke nxitur diskutime për rëndësinë e respektit dhe ndjeshmërisë në marrëdhëniet shoqërore./ TAR

Top Channel