Ronaldo, një “faraon”! Portugezi firmos kontratën më të shtrenjtë në histori, ja shuma marramendëse që do fitojë në dy vite

26/06/2025 20:59

Mbi 500 milionë euro në dy vite! Ronaldo futbollisti më i pasur në botë, portugezi firmos kontratën e më të shtrenjtë në histori

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re marramendëse me Al Nassr, duke u bërë sportisti me pagën më të lartë në historinë e sportit.

Legjenda portugeze do të përfitojë mbi 500 milionë euro gjatë dy viteve të ardhshme, me një pagë bazë ditore prej 573 mijë eurosh.

Sipas burimeve të SunSport, marrëveshja përfshin edhe një sërë përfitimesh shtesë që mund ta çojnë të ardhurat e yllit 40-vjeçar në mbi gjysmë miliardi paund deri në fund të kontratës.

Pagë vjetore: 209 milionë euro, që sipas statistikave, ai do të fitojë 13 euro në sekondë dhe 780 euro në minutë;

Bonus firmosjeje: 28.7 milionë euro, që mund të rritet në 45 milionë euro nëse aktivizohet viti i dytë;

15% aksione në klubin Al Nassr, me vlerë 38 milionë euro;

Bonuse sportive: 5 milionë euro për “Këpucën e Artë” dhe 9 milionë nëse Al Nassr fiton titullin;

Shërbime personale: 16 punonjës në dispozicion – 3 shoferë, 4 pastruese, 2 kuzhinierë, 3 kopshtarë dhe 4 roje sigurie;

Shpenzime për jetën luksoze: 1.65 milionë euro në vit për stafin personal, 5 milionë euro për përdorimin e avionit privat;

Marrëveshje sponsorizimi me kompani saudite: deri në 70 milionë euro.

Burime pranë Ligës Profesioniste Saudite kanë treguar se rinovimi ishte prioritet absolut, pasi largimi i Ronaldos do të kishte qenë një goditje e madhe për kampionatin.

“Ai është fytyra e ligës. E tërheq vëmendjen, yjet, sponsorët. Pa të, një pjesë e madhe e së tashmes dhe së ardhmes së kampionatit do të binte,” tha një zyrtar i lartë për SunSport.

Al Nassr dhe autoritetet saudite e konsiderojnë Ronaldon si ambasadorin më të fuqishëm të futbollit të tyre, duke i ofruar gjithçka për ta mbajtur jo vetëm si lojtar, por edhe si figurë strategjike për tërheqjen e investimeve dhe emrave të mëdhenj në të ardhmen.

Top Channel