
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar këtë të enjte lidhur me krimet zgjedhore të 11 majit në eventin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.
Ai u shpreh se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe zyra si dhe janë sekuestruar dokumente të rëndësishme.
Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit, theksoi kreu i Prokurorisë së Posaçme gjatë fjalës.
“Janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do i shërbejnë procesit të hetimit.
Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.
Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, tha Dumani.
Të pranishëm në event ishin edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik Nick Abbott dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda.
Top Channel