
Influencuesja shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private nga disa prej yjeve më të mëdhenj të këtij sporti.
E ndjekur nga mbi 6.5 milionë persona në Instagram dhe TikTok, si dhe me një profil aktiv në OnlyFans, Melissa ka ndërtuar një prezencë të fuqishme online. Por zbulimet e fundit e kanë vendosur në qendër të një debati të nxehtë, ku përfshihen emra të mëdhenj si Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Rafael Leão.
Sipas Melissës, Karim Benzema, i ka dërguar thjesht një “përshëndetje” në Instagram, pa ndonjë përpjekje tjetër për të vijuar bisedën. Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës, Vinicius Junior, thuhet se ka qenë më i drejtpërdrejtë.
Melissa pretendon se Viniciusi e kishte ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar, një ftesë që ajo thotë se e refuzoi. E veçanta? Ajo shprehet se kishte parashikuar që lojtari do të fitonte Topin e Artë, një çmim që përfundimisht shkoi në duart e Rodrit të Manchester Cityt, duke ngjallur mjaft diskutime në botën e futbollit.
Skenari më emocional, sipas Melissës, ka qenë me Rafael Leao, sulmues i AC Milan. Ajo thotë se Leao u ndje i zhgënjyer kur ajo e la në “seen” dhe reagoi ndaj kësaj me një mesazh emocional. Melissa i është përgjigjur vetëm një herë, por nuk ka vijuar më tej kontaktin.
View this post on Instagram
Zbulimet e Melissës kanë përfshirë drejtpërdrejt dy ish-lojtarë të Real Madridit, klub për të cilin ajo ka shprehur shpesh admirimin, duke shtuar një shtresë tjetër kurioziteti rreth marrëdhënies mes influencuesve dhe botës së sportit elitar.
Ndërkohë që futbollistët nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve, komentet në rrjet janë të shumta, me ndjekës që ndahen mes mbështetjes për transparencën dhe kritikave për shkeljen e privatësisë.
Top Channel