Venecia, të gjithë të çmendur pas Jeff Bezosit, por ai është një sozi gjerman: Dua ta takoj, kam një dhuratë për të

25/06/2025 19:44
sozia bezzos

Cagdas Halicilar është një ish-elektricist, tani sipërmarrës transporti, i cili erdhi me makinë nga Gjermania në Venecia për dasmën e Jeff Bezos.

‘Ngjashmëria me manjatin amerikan është e pabesueshme. Ne kaluam një ditë me të në rrugët veneciane mes selfie-ve, britmave, urimeve për fat të mirë dhe njerëzve që ishin vërtet të bindur se e kishin takuar themeluesin e Amazon’, shkruan ‘La stampa’.

“Momenti më qesharak si sozi ishte kur – siç tha Cagdas – një kompani vaji palme më ofroi aksione në kompaninë e tyre, duke më ngatërruar me Bezos. Unë e dua vajin e palmës, meqë ra fjala”. Dhe kështu, duke ecur mes turistëve që flisnin me entuziazëm për “yllin” dhe trajtimin preferencial në disa gondola, mund të themi se edhe ne kaluam një ditë me Jeff Bezos në Venecia’, e mbyll lajmin ‘La stampa’.

Top Channel