KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se në qarkun e Kukësit, koalicioni opozitar PD-ASHM, merr dy mandate (Flamur Hoxha, Isuf Çelaj), ndërsa PS vetëm 1 (Eduard Shalsi).

Në qarkun e Lezhës, PD-ASHM merr 4 mandate ( Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli) dhe PS 3 mandate (Ulsi Manja, Ermal Pacaj dhe Admir Kadeli).

Në qarkun e Korçës, PS merr 6 mandate ( Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, Ilirjan Pendavinji, Bledi Çomo dhe Besa Spaho), ndërsa PD-ASHM siguron vetëm 4 mandate(Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledion Nallbani dhe Fidel Kreka).

Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës, PS ka marrë 3 mandate ( Mirela Kumbaro, Trwmet Peci dhe Piro Dhima), dhe koalicioni opozitar ka siguruar vetëm një karrige për në Kuvend (Tritan Shehu).

Top Channel