Madonna bëri një tjetër paraqitje provokuese në rrjetet sociale, në fotot e reja që ndau me miqtë e saj online të martën, më 24 qershor.

Ylli 66-vjeçar i muzikës pop nuk ngurron të bëjë paraqitje seksi, pavarësisht kritikave që merr. Në fotot e reja që publikoi në llogarinë e saj personale në Instagram, Madonna pozon me një korse të zezë, brekë dhe çizme të larta të zeza, ndërsa e kompletoi pamjen e saj me një pelerinë të zezë.

Në disa nga fotot që ka postuar, këngëtarja shihet duke ecur në një park, ndërsa më vonë, pozon në një stol. Në mbishkrimin që shoqëron publikimin e saj, Madonna shkroi: “Ftesë për të qenë e keqe…..”.

Top Channel