EMRI/ Plagosja me armë e 26-vjeçarit, shpallet në kërkim biznesmeni shkodran! U arrestua në 2013-ën gjatë një operacioni antidrogë
23/06/2025 09:03
Paulin Fusha, biznesmen në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.
49-vjeçari dyshohet se ka qëlluar pas një konflikti të çastit ndaj të riut Jozef Çeka. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me një plagë të lehtë.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Paulin Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë.
Lexo edhe: Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset autori! Konflikti për motive të dobëta
Top Channel