Konflikti me Iranin, IDF-izraelitëve: Përgatituni për një fushatë të zgjatur kundër regjimit iranian

20/06/2025 18:51

Izraeli i bën thirrje popullit që të përgatiten për një ‘fushatë të zgjatur’ kundër Iranit.

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Eyal Zamir, tha se qëllimi ndaj Iranit është ‘eliminimi i një kërcënimi të kësaj madhësie’.

Ai akuzoi Iranin se “ka ndërtuar për vite me radhë një plan të qartë për të shkatërruar shtetin e Izraelit” dhe shtoi se IDF “nuk do të rrijë duarkryq dhe të shikojë zhvillimin e kërcënimeve”.

“Ne po përgatitemi për një sërë zhvillimesh të mundshme”, tha ai, duke shtuar “kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë”.

“IDF është e përgatitur për këtë. Me çdo ditë që kalon, liria jonë e veprimit po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po zvogëlohet”, përfundoi Zamir.

Top Channel