Irani shumë pranë bombës atomike? Alarm nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike

20/06/2025 10:52

Një raport i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) ka ngritur alarmin për programin bërthamor të Iranit, ndërsa situata në Lindjen e Mesme është ndezur pas një sulmi izraelit ndaj objektivave iraniane.

Tensionet kanë shpërthyer sërish mbi frikën e një bombe atomike iraniane, por a është realisht Teherani pranë ndërtimit të armës bërthamore?

Sipas raportit të AIEA të publikuar më 12 qershor, Irani ka akumuluar rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60%, një hap i madh teknik drejt prodhimit të armëve bërthamore. Por agjencia thekson se “nuk ka prova që Irani po ndërton një bombë atomike”.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, që doli në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, reagoi menjëherë pas raportit: “Nuk më intereson çfarë thonë shërbimet e mia sekrete, Irani është shumë pranë bombës.”

Kjo pavarësisht faktit që, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane në mars 2025, Irani është të paktën 3 vite larg ndërtimit të një arme bërthamore.

Izraeli sulmon, Teherani fajëson AIEA

Vetëm një ditë pas publikimit të raportit, më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm të gjerë ndaj objektivave iraniane, duke justifikuar veprimin si “vetëmbrojtje kundër një kërcënimi ekzistencial”. Irani akuzoi AIEA se ka krijuar “casus belli” (arsye për luftë), duke e bërë Izraelin të veprojë pa mbështetje të plotë ligjore.

Një histori që përsëritet: Nga Iraku te Irani

Shumë analistë paralajmërojnë për rikthimin e narrativës së vjetër të armëve të shkatërrimit në masë, që dikur justifikuan pushtimin e Irakut në vitin 2003. “Bombat e Iranit” janë përmendur nga Netanyahu që në vitet ‘90, me afate që nuk u realizuan kurrë, por që i shërbyen politikave agresive ndaj Teheranit.

Top Channel