Ekskluzive në “Top Story”/ “Jemi në koordinim me SHBA”, gjenerali izraelit: Dominojmë hapësirën ajrore të Iranit! Nëse Amerika bëhet pjesë e luftës…

19/06/2025 21:16

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin.

Ai u shpreh se Izraeli dhe SHBA janë në koordinim dhe se amerikanët pop ofrojnë ndihmë përmes furnizimeve me armë apo edhe me inteligjencën.

Gjenerali theksoi se Izraeli dominon hapësirën ajrore të Iranit, gjë që i mori vetëm dy ditë kohë. Ndër të tjera tha se nëse SHBA bëhet pjesë e luftës, atëherë lufta do të përfundojë më shpejt, teksa theksoi se Izraeli ka kapacitetet e duhura për ta fituar konfliktin.

Si qëndron bilanci ushtarak mes Izraelit dhe Iranit nëse do ishit përballë, pa ndërhyrjen e SHBA?

Aviv: Së pari është e rëndësishme të themi që Izraeli dhe SHBA janë të koordinuara. SHBA e ndihmon Izraelin në forma të ndryshme, duke e furnizuar me municione, me inteligjencën. Brenda dy ditësh sulme, Izraeli ka shkatërruar mbrojtjen ajrore të Iranit dhe e dominon atë. Kjo do të thotë që Izraeli mund të bëjnë çfarë të dojë dhe kur të dojë, është çështje kohe që Izraeli të arrijë objektivat e luftës.

Nëse SHBA nuk bashkohet, Izraeli është i aftë ta vazhdojë këtë luftë. Objektivi aktual është që të rrëzojmë regjimin.

Nuk është vetëm vendosmëri për edhe kapacitet. Ne kemi kapacitet për të fituar ndaj Iranit. Nëse SHBA bëhet pjesë e kësaj lufte, lufta do të mbarojë shumë shpejt dhe kjo do jetë një mesazh i qartë për Rusinë dhe për Kinën. Flas për marrjen e Tajvanit nga kinezët apo nëse vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës.

Top Channel