
19/06 22:49
Bledi Shkëmbi nuk do të jetë në bankinën e Tiranës sezonin e ardhshëm.
Në një postim në Facebook ekipi kryeqytetas ka njoftuar se në një marrëveshje të ndërsjellë palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin e tyre profesional.
Postimi i plotë:
Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.
KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij.
Top Channel