Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet, ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon, bagazhet i lënë në pika të caktuara

17/06/2025 20:02

Mesatarisht në 6 turistë të cilët vizitojnë vendi tonë, të paktën një prej tyre sipas INSTAT zgjedh të akomodohet në një prej strukturave shqiptare si hotele apartamente me qira ditore apo dhe bujtina.

Kjo pasi gjithnjë e më shumë të huajt po e përdorin Shqipërinë si një vend transit apo dhe për ta shijuar atë për disa orë.

Nga 820 mijë turistët që vizituan Shqipërinë në muajin prill, të gjitha strukturat akomoduese raportojnë se mesatarisht vetëm për 1 natë u akomoduan rreth 150 mijë të huaj. Por ku qëndrojnë 670 mijë turistët e tjerë?

Të gjithëve na ka ndodhur qëkur udhëtojmë ne qytete apo vende të ndryshme të kemi me vete edhe bagazhet tona qofshin këto të lehta apo dhe të rënda por një nga praktikat që po ndiqet gjerësisht është dhe vendosja e çantave apo bagazheve në vende të specifikuara. Kështu ndodhë dhe në Tiranë sidomos për turistët që qëndrojnë vetëm për një ditë. Një biznes të tillë e zotëron dhe znj.Etleva.

“Kemi shumë turistë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Sidomos në fundjavë me një kostot shumë të vogël. Ndiqet si praktikë edhe për shumë ditë por dhe për 1 orë dhe dy orë”, shprehet Etleva Gishti, pronare biznesi.

Kjo pikë është automatike dhe pagesën e bëjnë nëpërmjet kartave apo cash-it duke zotëruar kështu një prej dollapëve.

Për bagazhe të madhësive të vogla apo dhe të mëdha. Për bagazhe të madhësive të vogla por dhe të mëdha çmimet për 1 orë variojnë për 150 lekë deri në 300 lekë dhe mbi 8 orë 500-650 lekë.

Ekspertët shkak kryesor rendisin informalitetin në këto struktura në deklarimin e të dhënave, por dhe planifikimet e turistëve për ta vizituar vendin tonë vetëm për pak orë duke gjetur si zgjidhje lënien e bagazhe dhe evituar pagesën e  hoteleve..

“Gjatë fundjavave sidomos nga vendet e rajonit Mali Zi apo Maqedonia ata vijnë akomodohen në ato vende dhe bëjnë ture gjysmë ditore apo dhe ditore në vendin tonë”, shprehet Jetmira Hoxha, eksperte e turizmit.

Për turistët të cilët qëndrojnë 1 natë apo edhe më shumë sipas INSTAT net qëndrimet gjithsej u rritën me 21,3 % ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,4 %.

“Varet si e zgjedhin ka nga ata që akomodohen në bujtina apo dhe hotele, bëjnë një ndërthurje. Interesohen më së shumti për vendet arkeologjike dhe historike. Kemi patur dhe shumë interes për të vizituar Thethin”, shtonHoxha.

Shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët akomodohen në Shqipëri vijnë nga Italia (16 %), Kosova (14 %), dhe Gjermania (8 %). Polonia dhe Mbretëria e bashkuar kontribuuan.

AKOMODIMI I TURISTËVE

(Burimi: INSTAT)

 

Turistë prill 2025                                                         819.151

Akomodimi të paktën 1 natë                                     149.621

 

TURISTËT QË AKOMODOHEN

(Burimi: INSTAT)

 

Italia                                  16%

Kosova                               14%

Gjermania                           8%

Polonia                              7%

Mbretëria e Bashkuar       6%

 

 

 

 

Top Channel