Suficiti arrin në 412 mln euro! Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet qëndrojnë në vendnumëro

17/06/2025 19:55

Me taksat e paguara në kohë. shqiptarët e kanë mbushur më shumë buxhetin e shtetit në 5 muajt e parë të vitit. 305.9 miliardë lekë janë arkëtuar deri në muajin maj.

Një rritje me një nivel 6.5% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave  më shumë se e njëjta periudhë e një viti.(GRAFIK) Nga të ardhura kryesisht nga TVSH dhe kontributet.

Tatimi mbi të ardhurat personale grumbulloi 27.2 miliardë lekë. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë.

Një rritje e konsumit edhe si pasojë e ecurisë së turizmit në vend ka bërë që më shumë para në arkën e shtetit  në 5 muaj, të mblidhen nga akciza dhe TVSH në import, me përkatësisht 25.7 mld lekë dhe 62.3 mld lekë. Ndërsa taksat doganore dhe renta minerare kontribuuan me 3.7 miliardë dhe 1 miliardë lekë.(GRAFIK)

Më shumë te ardhura, por më pak shpenzime. Në 5 muajt e parë të vitit qeveria ka shpenzuar 265.52 miliardë lekë, duke realizuar 32.2% të planit vjetor. Në 5 muajt e parë të 2025 buxheti ka rezultuar me një suficit prej 40 miliardë lekësh. Duke bërë që shpenzimet të përqendrohen më së shumti në një periudhë të vitit. Financat parashikojnë sipas planit fillestar që buxheti dot ë rezultojë me suficit deri në tetor ndërsa pritet përqendrim I shpenzimeve në fund të vitit.

TË ARDHURAT NË 5 MUAJ

(Burimi: Ministria e Financave)

 

Janar-Maj 2024                    287.2 mld lekë

Janar-Maj 2025                    305.1 mld lekë

 

TË ARDHURAT NGA DOGANAT

(Burimi: Ministria e Financave)

 

Akciza                                         25.7 mld lekë

TVSH në import                         62.3 mld lekë

Taksa doganore                            3.7 mld lekë

Renta minerare                             1 mld lekë

 

SHPENZIMET NË 5 MUAJ

(Burimi: Ministria e Financave)

 

265.52 mld lekë

32.2% e planit

Top Channel