
Pedagogu Brenton Kotorri komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar të befasishëm dhe të paprovokuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit.
Kotorri tregon veprimet e Izraelit, që sipas, kishin për qëllim sulmimin e Iranit.
“Që prej viteve 2000, Irani mbetet në prag të pasurimit të uraniumit për armë bërthamore. Në 12 qershor, kur u bë sulmi i parë nga Izraeli, del raporti i radhës që Izraeli e përdori si kazus, kjo nuk mund të shërbente si justifikim. Izraeli nuk mund të bëjë sulm parandalues, ndërkohë që ka kohë që përpiqet ta godasë Iranin, godet Hezbollahun që mbështetet nga Irani, godet Houthit. Çdo gjë bëhet për të sulmuar Iranin. Nuk mbështes Iranin, por të thuash ‘ne po sulmojmë që ti të mos na sulmosh’, atëherë mbetesh në narrativën tënde në një profeci vetëpërmbushëse. Izraeli ka vite që krijon mitin se është demokracia e vetme në Lindjen e Mesme, që është një vend i vogël i rrethuar nga armiqtë, dhe vjen një moment që e beson edhe vetë”.
Top Channel