3 netë të mbushura me energji, ritëm dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Tirana u ndez nga fuqia e muzikës, me praninë e legjendave botërorë dhe talenteve shqiptare në Eaglebeat Festival.

Eaglebeat Festival u mbyll me sukses me një spektakël tingujsh  deri në orët e para të mëngjesit. Mbrëmja finale kulmoi me performancën e artistit ndërkombëtar HUGEL, i cili, para se të ngjitej në skenë, ndau emocionet e tij ekskluzivisht me Top Channel.

Kjo është hera ime e parë këtu, ndaj jam vërtet i lumtur dhe më besoni nuk do jetë e fundit. E ndjej energjinë dhe do të jetë bukur. Edhe koha është perfekte. Jam i emocionuar të shoh nëse njerëzit shqiptarë lidhen me reporterin personal, muzikën time“-u shpreh Hugel- Dj, muzikant

Momente elektrizuese. Shqipëria tregoi se është gati për skena të mëdha dhe Festivali i shqiponjave premton se ky është vetëm fillimi. EagleBeat do bëhet traditë, për më shumë emocione të paharrueshme.

“Shfaqja ishte e mrekullueshme, njerëzit, atmosfera, gjithçka fantastike. Më pëlqen energjia shumë këtu, nuk e prisja, por ishte e pabesueshme. Me siguri do të kthehem, së shpejti. E adhurueshme. Madje luajta edhe këngë shqiptare, bëra një miks të vogël me këngë afro-house”-u shpreh DJ Andre Soued.

“Sinqerisht, është hera ime e parë në Shqipëri dhe është shumë mirë, shumë mirë. E shijova setin, është diçka që ndoshta nuk do ta harroj kurrë energjia e njerëzve. Unë njihem  si një DJ latin house, DJ latin tech. Pra, nuk isha shumë i sigurt për atmosferën, por kur e provova, ishte perfekt”-u shpreh Dj Draxx.

Top Channel