
14/06 15:12
Në fshatin e vogël të Mjedës, në Vau të Dejës, një i ri 26-vjeçar ka sjellë një frymë të re, plot ngjyra dhe mes fluturash.
Marko Prendi, biolog i diplomuar për Biologji Mjedisi, ka krijuar të parin kopsht të fluturave në Shqipëri.
Gjithçka nisi nga pasioni që i lindi në bankat e universitetit.
I riu tregon se fluturat kërkojnë kujdes shumë të veçantë, sidomos në procesin e rritjes.
Qëllimi i Markos është që nesër kopshti të rritet në një fermë fluturash duke u bërë i pari në Ballkan për qëllime turizmi, edukimi apo kërkimesh shkencore.
Top Channel