“Sylvinho të largohet”/ Analiza e ish-trajnerit për kombëtaren: Jemi në rënie, Shqipëria nuk bën një gjuajtje në portë

13/06/2025 20:16

Paraqitja e fundit e kombëtares me barazimin në Riga të Letonisë ka hapur sërish një diskutim rreth kombëtares dhe ka rikthyer sindromën e dikurshme, që ndaj ekipeve që konsiderohen me një nivel poshtë nesh në letër dhe që ne duhet të komandojmë dominojmë dhe fitojmë, atëherë gabojmë.

Astri Hafizi, ish trajner i kombëtares në një intervistë për Top Channel analizon paraqitjet e fundit të kuqezinjtë.

Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Ne nuk krijojmë raste dhe të flasim për Serbinë përpara se të shkojmë tek letonia. Përveç rastit të penalltisë dhe një gjuajtje jashtë porte pa rëndësi, këto ishin dy momentet tona, në pjesën e dytë një goditje e Bajramit me të brendshmen, ku ishin rastet që mund të fitohet ndeshja. Pra janë disa konkluzione që mua më jep të kuptoj që ti nuk reagon nga ajo që ke paraqit në ndeshje, kjo u pa edhe me Letoninë. Pjesa parë tha trajneri luajtëm dobët, po përse të luajmë dobët, për çfarë arsye?

Ti the që vjen nga një paraqitje e mirë, ose më thua jemi në rritje, ku është rritja? Nuk bëmë asnjë rast, dy gjuajtjet e Asllanit, një jashtë dhe një tek portiere, një gjuajtje me të brendshme e Manajt. Një sulmues i joni asnjë gjuajtje në portë me statistika, as Broja as Manaj as Hoxha, atëherë ku janë rastet që duhet ta fitonim ndeshjen. Kur shikoj që ti nuk reagon, nuk vepron, se gabime trajnerët bëjnë të gjithë, atëherë më lë të dyshoj që formimi yt profesional ka të meta.

A mendoni se nuk mund të përballemi ndryshme me këdo kundërshtar?

Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Shkojmë në Angli as sulmojmë fare, asnjë gjuajtje në portë dhe gjithmonë duke thënë; “po ne luajtëm me Anglinë“. Po si mendon Sylvinho që ne nuk kemi luajtur me Gjermaninë kampionen e botës?! Sa herë kemi luajtur? Sa të duash! Pse nuk e denim ne kush është Gjermania, po të ishte ashtu nuk shkonim fare me lujt se e dinim kush ishte Gjermania. Ka lujt Bajko para meje, Zhega pas meje. 2-1 kemi dalë, 4-3 me rezultate të ngushta apo 3-2. Po të mendonim që është gjermania kampionia e botës ne nuk shkonim të luanim fare. Ti nuk tenton, ti nuk guxon. Ti thua mund hanim 5 gola si mund të jesh trajner e të thuash këto gjëra!

Po si e mendon vazhdimësinë, i duhet dhënë sërish shans Sylvinhos?

Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Nëse duhet të mendojmë le të zhvillojmë këto ndeshje dhe ndoshta i leverdis federatës ana financiare mos paguaj shumë trajnera, atëherë kjo është tjetër gjë, por që duhet të rrijë, unë mendoj që jo. Provat janë dhënë, një herë dy herë tre herë katër herë.

Top Channel