
Luis Díaz është një lojtar monumental, por performanca e tij brilante nuk mjaftoi për të mposhtur një Argjentinë.
Ekipi argjentinas e filloi fuqishëm i udhëhequr nga Leo Messi shumë aktiv në minutat e para, i cili iu afrua shënimit me një gjuajtje me të djathtën nga brenda zonës që përfundoi jashtë portës.
Por Kolumbia goditi e para, dhe e bëri këtë me klas. Pas disa paralajmërimeve Díaz prodhoi një kryevepër në mesin e pjesës së pare 24’ me një gol spektakolar.
Argjentina, nga ana e saj, u mbështet pothuajse ekskluzivisht te talenti i Lionel Messit por për habinë e të gjithë tifozëve të pranishëm në Monumental, Scaloni zëvendësoi yllin e tij, i cili kishte qenë lojtari më aktiv për argjentinasit. Ekipi argjentinas mbeti me dhjetë lojtarë pasi një ndërhyrje e ashpër e Enzo Fernández ndaj Castaños i dha atij një karton të kuq direkt.
Pavarësisht disavantazhit numerik, ekipi i Scalonit barazoi me një gjuajtje nga Thiago Almada në minutën e 81’-të.
Top Channel