Vaji mbetet stok/ Fermerët në Peqin prodhojnë vaj cilësor, por shitja mungon Turistët po tregohen më dorëlëshuar në pushimet që po zhvillojnë në Shqipëri, ndërsa vendi ynë po fiton më shumë nga ky sektor.
1.62 milionë turistë shpenzuan 874.36 milionë euro në 3 muajt e parë, me një rritje prej afro 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ose thënë ndryshe, një i huaj shpenzoi mesatarisht në vendin tonë 537 euro për person, nga 513 euro në tremujorin e parë të 2024.
Pas nuk mbeten as shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit. Muajt janar-shkurt-mars i nxitën shqiptarët të udhëtonin më shumë jashtë vendit, duke regjistruar 579 milionë euro shpenzime, me një rritje 11% me bazë vjetore. Mesatarisht, 1 shqiptar shpenzoi 307 euro.
Bilanci i turizmit mbetet pozitiv. Diferenca midis shpenzimeve të turistëve të huaj në vend dhe atyre të shqiptarëve jashtë ka arritur në 295.32 milionë euro, niveli më i lartë ndonjëherë për një tremujor të parë. Ky bilanc pritet të përmirësohet, teksa parashikohet një rritje e mëtejshme e të huajve në vend edhe në vitin 2025.
Shqipëria po vizitohet më së shumti nga turistët nga Europa, por pas nuk mbeten as ata nga Amerika, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Ndërsa shqiptarët vijojnë më së shumti udhëtimet në Europë, por edhe më gjerë.
Top Channel