Protestat në Los Angelos, grupi i të drejtave civile në Amerikën Latine: Trump po kërkon të krijojë trazira!

09/06/2025 10:14

Jose Barrera, nënkryetari kombëtar i Lidhjes së Qytetarëve të Bashkuar të Amerikës Latine (LULAC), akuzon presidentin amerikan Donald Trump kërkon “të krijojë trazira qytetare” në Los Angeles.

Barrera thotë se “nuk ka nevojë” që Trump të vendosë Gardën Kombëtare kur ka 17,000 personel policor në Los Angeles.

Ai thotë se vendosja e trupave “rrit tensionet” dhe konfrontimin, gjë që vendos një “precedent të rrezikshëm”.

Duke folur për situatën në Los Anxhelos, Barrera thotë: “Ka shumë trazira, por gjithashtu ka shumë unitet, ku po shohim anëtarët e komunitetit që ngrihen në këmbë, dalin, protestojnë në mënyrë paqësore dhe kërkojnë të mbrojnë emigrantët këtu në Shtetet e Bashkuara.”

Barrera thotë se ka “persona të veçantë” të përfshirë në trazirat e dhunshme, por shumica e njerëzve po protestojnë në mënyrë paqësore, thotë ai. Ai shton se pjesa më e madhe e qytetit po vazhdon “si zakonisht”.

Top Channel