Shkarkuan Spalletin, Ranieri në “pole position” për të udhëhequr Italinë drejt Botërorit 2026

08/06/2025 17:25

Pas largimit të Spalletit nga pankina e Italisë, emri i parë që qarkullon në mediat italiane është ai i Claudio Ranierit.

Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares Italiane. Lajmi u bë zyrtar në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Moldavisë. Vendimtare për largimin e ish-trajnerit të Romës, Interit dhe Napolit ishte humbja e rëndë ndaj Norvegjisë, e cila rrezikon të sabotojë kualifikimin për në Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë Federata italiane e Futbollit ka vepruar shpejt dhe duket se do t’ia besojë drejtimin e kombëtares italiane, Claudio Ranierit.

Në orët e fundit, trajneri roman thuhet se ka kaluar përpara Stefano Piolit në preferencat e presidentit Gravina si përzgjedhës i ri. “Sir” Claudio, vetëm disa ditë më parë, kishte njoftuar tërheqjen nga skena si trajner, për t’iu përkushtuar një roli drejtues te Roma.

 

Top Channel